Interi ka fituar në udhëtim me rezultat minimal 1-0 ndaj Empolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të në Serie A.
Nerazzurrët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat duke shënuar fitoren e radhës, kësaj radhe ndaj Empolit.
Goli i vetëm në këtë fitore të skuadrës së Luciano Spallettit u shënua nga Keita Balde në minutën e 72-të.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Milan Skriniar dhe Ismael Bennacer, të cilët u notuan me 7.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për sulmuesin Antonino La Gumina që u vlerësua me notë 6.0.
Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe shqiptari Federik Veseli, i cili u notua me 6.8.
Empoli:
Inter:
/Telegrafi/