Site icon Telegrafi

Emocionuese: Nadal ndërpret lojën, pasi një fëmijë kishte humbur (Video)

Rafael Nadal, John McEnroe, Carlos Moya dhe Mats Williander kanë zhvilluar një ndeshje miqësore.

Por, tenisti spanjoll dhe britanik u ballafaquan me një moment emocionues gjatë takimit të tenisit.

Një vajzë e vogël kishte humbur në stadiumin ku po zhvillohej kjo ndeshje, ndërsa nëna e vogëlushes po thërriste me zë të lartë emrin e saj, transmeton Telegrafi.

Kur, Nadal e kuptoi këtë e ndaloi lojën derisa nëna e gjeti vajzën e saj.

Por, duket se më keq këtë moment e përjetoi legjenda McEnroe, i cili filloi të qante. /Telegrafi/

Exit mobile version