Këngëtari Yll Limani është padyshim një ndër zërat më të pëlqyer nga artistët e rinj.
Tekstet e tij kanë ‘goditur’ gjithmonë veshin e publikut, duket fituar kështu simpatinë si këngëtari që transmeton mesazhe të forta në këngët e tij.
Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft emocionuese në llogarinë e tij personale në Instagram.
Ai ka fotografuar gjyshen e tij, e cila përlotet sa herë që sheh nipin të këndojë në televizor, gjë e cila ka emocionuar shumë edhe atë vet.
“Gjyshja ime qan çdo herë kur më sheh mua në TV”, shkruan Ylli në mbishkrimin e fotografisë, e cila mori shumë komente, dhe një ndër ta ishte edhe ai i këngëtares Argjentina Ramosaj, e cila tregoi se edhe gjyshja e saj bën të njëjtën gjë.
Përndryshe “Si shiu”, titullohet kënga e tij më e fundit, e cila është pritur mirë nga publiku, ndonëse nuk arriti të triumfojë në Festivalin e 55-të të RTSH-së. /Telegrafi/