Këngëtarja Shyhrete Behluli është njëra ndër interpretueset më të pëlqyera të muzikës popullore.
Ajo është shumë e dashur nga mijëra fansa për këngët e saj, me të cilat ka arritur gjithmonë ta fitojë zemrën e publikut.
Së fundmi, këngëtarja ka treguar për fansat anën tjetër të saj të mirë, atë të humanitetit, duke u bërë një befasi shumë të veçantë dy vajzave jetime.
Ajo së bashku me hoxhë Elvis Naçin ka befasuar motrat jetime, të cilat sapo janë bërë me shtëpi të re.
Këngëtarja u kishte bërë atyre nga një dhuratë simbolike me rastin e vizitës së saj.
Ndërkohë motrat Albina dhe Dafina, janë përlotur në momentin kur kanë parë se në shtëpinë e tyre ka hyrë këngëtarja e tyre e preferuar.
Njashtu dhe vetë Shyhretja, shihej e emocionuar gjatë takimit me fanset e saj shumë të veçanta. /Telegrafi/