Site icon Telegrafi

Emocionohet Miriam Cani: Erdhi dita që të eci dorë për dore me ty (Foto)

Këngëtarja e njohur Miriam Cani ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor.

Kjo ka ndodhur për shkak të angazhimit të saj maksimal në familje, pasi vitin e kaluar ajo është bërë nënë për herë të parë.

Miriami dhe Albani janë prindër të një vajze, e cila së fundmi sapo ka nisur të hedhë hapat e para.

Lexo po ashtu Miriam Cani rrezaton plot dritë pranë të voglës Ameli (Foto)

Në një fotografi të publikuar nga Miriami në Instagram, e vogla Ameli shfaqet teksa ecën dorë për dore bashkë me nënën e saj.

E ky fakt mesa duket e ka emocionuar shumë këngëtaren Cani, e cila në përshkrimin e fotografisë ka shkruar: “Erdhi dita që të eci dorë për dore me ty”(sic.). /Telegrafi/

Exit mobile version