Këngëtarja Fjolla Morina ka rënë gjithnjë në sy për ekstravagancën e saj.
Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, dhe mjaft aktive.
Ndoshta këngëtarët bëjnë një jetë shumë të mirë dhe të lakmueshme, por ka raste kur ata emocionohen dhe mendojnë edhe për ata njerëz që nuk kanë shumë mundësi.
Një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi këngëtares Morina, e cila ka publikuar një fotografi në InstaStory me një mbishkrim mjaft emocionues.
“Sado lart të jemi, apo të pasur gjithashtu në fund të fundit do të na rëndojë dheu, balta përsipër. Prandaj duhet të jemi njerëz dhe t’i japim vlera njëri tjetrit, t’i bëjmë të jetojnë të lumtur me ato që kanë mundësi” (sic.), shkruhet në statusin emocionues të Fjollës.
Përndryshe, ajo ka bërë të ditur se këto ditë është larguar nga Kosova për një udhëtim jashtë vendit. /Telegrafi/