Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri tash e një kohë e ka përqendruar karrierën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, fansat më të mëdha ajo i ka në trojet shqiptare, ku edhe filloi karrierën e saj si këngëtare.
Gjithnjë në krah, ajo pati nënën e saj Melihate Zeqiri, e cila i ka rritur e vetme të dy vajzat, pasi ishte divorcuar nga babai i Dafinës shumë vite më parë.
E kjo e fundit është shumë e lidhur me nënën, të cilën e falënderon në çdo paraqitje të saj, ndërsa së fundmi i ka dedikuar edhe një shkrim zemre në një fotografi në InstaStory.
“Gjëja më e keqe është mos e shohësh nënën tënde për muaj me radhë…Jam e bekuar të kem një njeri të fuqishëm, grua, nënë/baba, shpirti si të asaj di shumë gjëra të mëdha që vijnë dhe për atë ju duhet të sakrifikoni” (sic.), shkruan këngëtarja Zeqiri në Instagram. /Telegrafi/