Luka Modric ka arritur ta fitojë ‘Topin e Artë’ për herë të parë në karrierë të tij.
Kroati e ka thyer hegjemoninë e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos që e kishin fituar nga pesë herë në 10 vitet e fundit.
Natyrisht familjarët e tij në sallë, por edhe ata në shtëpi ishin të lumtur që kroati fitoi këtë çmim prestigjioz.
Por emocionet u shtuan kur babai i Modric u shfaq në ekranin e madh gjatë ceremonisë në pallatin madhështor të Parisit.
Ai kur e kuptoi që fjali i tij ishte fitues, nuk mundi t’i mbajë lotët. Ai shtoi se është shumë krenar me djalin e tij.
https://twitter.com/realfrance_fr/status/1069714204154888193
Edhe presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitavoric, kishte një urim për lojtarin.
“Në emër të Kroacisë dhe në emrin tim, edhe një herë desha t’ju falënderoj dhe ta falënderoj të gjithë ekipin kombëtar kroat për këtë arritje shumë të madhe.
“Ju jeni bërë një model dhe një frymëzim për fëmijët tanë dhe të gjithë të rinjtë në Kroaci.
CONGRATULATIONS PRESIDENT CROATIA FOR LUKA MODRIĆ 🎤🏅🌎⚽🇭🇷 pic.twitter.com/vshyn5lZHz
— Zlatan Leko (@ZlatanLeko) December 3, 2018
“Ju jeni tani ndër më të mirët dhe jeni në zemër të të gjithë kroatëve. Faleminderit përsëri nga Kroacia që është aq krenar për ty”, deklaroi presidentja.
Ky është çmim i katër individual për lojtarin këtë vit, duke konfirmuar që ishte më i mirë këtë edicion. /Telegrafi/