Site icon Telegrafi

Emmanuel Macron: Ushtria franceze ka vrarë liderin e ISIS-it

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka njoftuar se ushtria franceze ka vrarë militantin islamik Adnan Abu Walid al-Sahraoui’, liderin e ISIS-it në Sahara.

“Ky është një sukses i madh në luftën tonë kundër grupeve terroriste në Sahel”, ka thënë Macron, transmeton Telegrafi.

Sahraoui ka qenë prej kohësh shef i ISIS në rajonin Sahel në pjesën perëndimore të Afrikës, dhe grupi i tij kishte për cak ushtrinë amerikane siç edhe ndodhi rasti me sulmin vdekjeprurës në vitin 2017.

Në gusht të vitit të kaluar, Sahraoui kishte urdhëruar personalisht vrasjen e gjashtë punonjësve vullnetarë nga Franca si dhe shoferin e tyre nga Nigeria. /Telegrafi/

Exit mobile version