Presidenti francez Emmanuel Macron ka njoftuar fillimin e debatit të madh publik, të promovuar në përgjigje të protestës së jelekverdhëve, theksuan burime pranë Elysee.
“Macron ka anuluar vizitën e së martës në Biarritz, ku ai duhej të diskutonte samitin e G7-ës, që Franca do të presë vitin e ardhshëm, në mënyrë që të zhvillojë bisedime me ministrat lidhur me debatin publik”, theksuan burimet pranë Macron.
Ndërkohë, kryeministri Edouard Philippe konfirmoi dje se kostoja totale e koncesioneve do të ishte rreth 10 miliardë euro, përcjell bw.
Philippe i tha gazetës së biznesit “Les Echos” se një seri masash taksash dhe shpenzimesh publike do të kompensonin në rreth 4,1 miliardë euro.
“Deficiti buxhetor i Francës në vitin 2019 ishte 3,2 % të PBB-së, pra mbi maksimumin zyrtar të BE-së prej 3%”, theksoi kryeministri Philippe.