Emma Stone është shpallur aktorja më e mirë femër në rolin kryesor në “Oscars 2017”.
Ajo arriti të la prapa emrat: Isabelle Huppert, Ruth Negga, Natalie Portman, dhe Meryl Streep.
Ishte pikërisht roli i Mias në filmin “La La Land”, ai i cili i solli Emmas çmimin më të rëndësishëm në karrierën e saj.
Me plot falenderime për bashkëpunëtorët dhe Akademinë, Emma u ngjit në skenë duke marrë trofenë e “Oscars”. /Telegrafi/