Site icon Telegrafi

Emisioni “The Masked Singer” është detyruar ta heqë nga transmetimi një gafë të Rita Orës, e cila ka menduar se Muhammad Ali është gjallë dhe në konkurrim

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tash e tri edicione që është anëtare e jurisë në spektaklin e shumë shikuar britanik, “The Masked Singer”.

Spektakli në fjalë sjell personazhe të njohur VIP të veshur me kostume të ndryshme maskuese, të cilët këndojnë nga një këngë dhe juria duhet t’ia qëllojë se kush është personi i famshëm i fshehur pas maskës.

E duket se në një prej episodeve të këtij spektaklit, Rita ka bërë një gafë të madhe – duke përmendur si person të mundshëm të fshehur pas maskës një person të vdekur, shkruan The Sun.

Prezantuesi i programit Joel Dommett zbuloi se Rita Ora bëri një supozim kaq të çuditshëm në programin “The Masked Singer” saqë u desh të hiqej nga emisioni.

Lexo po ashtu Rita Ora duket magjepsëse me një fustan me shkëlqim ndërsa fotografohet duke dalë në një mbrëmje në Londër

Ylli i muzikës pop, 33 vjeçe, pretendoi se boksieri i ndjerë Muhammad Ali, i cili ndërroi jetë në vitin 2016 si pasojë e një shoku septik pasi u shtrua në spital me një sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, ishte brenda një prej kostumeve të një prej konkurrentëve.

Rita Ora në “The Masked Singer” (Foto: The Masked Singer UK)

Joel u shpreh në një intervistë në emisionin radiofonik të Chris Moyles, duke thënë: “Kjo është klasike për Rita Orën. Mund të ketë qenë sezoni i parë, ndoshta sezoni i dytë i spektaklit. Dikush po këndonte, nuk mbaj mend se kush ishte, dhe ajo vërtet – pa asnjë shaka në prapavijë – ky ishte supozimi i saj serioz. Ajo mendoi se ishte Muhammad Ali”.

Por ky moment nuk u transmetua në televizion dhe produksioni e preu atë pjesë, për arsye se nuk ishte e përshtatshme si skenë për transmetim.

Rita do të mungojë në javën e tretë të “The Masked Singer”, dhe ajo do të zëvendësohet në një ndryshim të rrallë të jurisë nga një yll i klasifikimeve muzikore britanike. /Telegrafi/

Rita Ora në “The Masked Singer” (Foto: The Masked Singer UK)
Exit mobile version