I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka nisur takimet në Kosovë ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Ai fillimisht është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në Presidencën e Kosovës emisari Peach ka shkuar i shoqëruar nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Takimi po mbahet i mbyllur për medie, derisa të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të tij.
Pas diskutimeve me presidenten Osmani, emisari Peach do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. /Telegrafi/