Site icon Telegrafi

Emisari britanik Stuart Peach nesër viziton Kosovën, pritet takimi me Kurtin

Chairman of the NATO Military Committee, Air Chief Marshal Sir Stuart Peach

Përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach nesër do të jetë në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Telegrafi ka mësuar se Stuart Peach do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Peach para pak ditësh ka vizituar edhe Maqedoninë e Veriut, ku edhe ka takuar krerët shtetëror atje.

Kujtojmë se javë më parë në Kosovë ka qëndruar zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Gabriel Escobar, njëherësh i dërguar i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Dyshja ka pasur takime me liderët shtetëror ndërsa kanë konfirmuar mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi. /Telegrafi/

Exit mobile version