Telegrafi

Emisari britanik, Peach takon Lajçakun në Bruksel

Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se ka mirëpritur në Bruksel të dërguarin e Britanisë së Madhe, për Ballkanin Perëndimor, Stuard Peach. Lajçak thotë se dyshja pati një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në rajon.

Ka arritur në Bruksel i dërguari i Britanisë së Madhe, për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Lajmin e ka bërë të ditur ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak përmes një postimi në twitter.

”Shumë i lumtur të mirëpres të Dërguarin special britanik për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach në Bruksel sot. Ne patëm një diskutim të thellë për zhvillimet e fundit në rajon. Unë i vlerësoj shumë vlerësimet e tij të sigurisë dhe angazhimin e tij ndaj misionit tonë të përbashkët”, ka deklaruar ai.