Site icon Telegrafi

Emiratet e Bashkuara Arabe “kapin dhe shkatërrojnë” një raketë të Houthi, teksa presidenti izraelit viziton vendin

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) thonë se “kanë kapur dhe shkatërruar” një raketë balistike të lëshuar nga Jemeni, ndërsa shteti i Gjirit priti Isaac Herzog në vizitën e parë ndonjëherë në vend nga një president izraelit.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe tha të hënën se mbetjet e raketës ranë në një zonë të pabanuar.

Ata nuk thanë nëse raketa kishte në shënjestër kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi apo Dubain.

Autoriteti i aviacionit civil të vendit tha se trafiku ajror po vazhdonte si zakonisht dhe të gjitha operacionet e fluturimit po funksiononin normalisht pavarësisht sulmit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve (WAM).

Brenda pak orësh, grupi Houthi i Jemenit konfirmoi se kishte lëshuar një numër raketash balistike në Abu Dhabi dhe gjithashtu kishte “hedhur” disa drone në Dubai, qendra rajonale e biznesit.

Selitë e kompanive ndërkombëtare në Emiratet e Bashkuara Arabe do të jenë objektiva të sulmeve në periudhën e ardhshme, tha një zëdhënës ushtarak i grupit të lidhur me Iranin, Yahya Saria, në një fjalim televiziv, duke përsëritur paralajmërimet e mëparshme.

“Ne ritheksojmë se shteti armik, Emiratet e Bashkuara Arabe, do të mbeten një vend i pasigurt, për sa kohë ata vazhdojnë me armiqësinë kundër popullit tonë të dashur jemenas”, tha Saria.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e një koalicioni të udhëhequr nga Arabia Saudite që lufton Houthi-t e lidhur me Iranin në Jemen, në një konflikt shtatëvjeçar që ka lënë dhjetëra mijëra të vdekur, miliona zhvendosur dhe ka shkaktuar atë që Kombet e Bashkuara e përshkruan si krizën humanitare më të keqe në botë.

Sulmi i së hënës erdhi ndërsa Herzog diskutoi për sigurinë dhe marrëdhëniet dypalëshe me sundimtarin de fakto të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, në Abu Dhabi.

Herzog thuhet se e kaloi natën në Abu Dhabi. Ai do të vazhdojë vizitën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe pavarësisht sulmit të Houthi, tha zyra e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version