Ish-sulmuesi i Sunderlandit, Asamoah Gyan, është shpallur fajtor nga Federata e Futbollit të Emirateve Arabe për të shkak të stilit të flokëve apo siç arabët i quajnë “frizurë jo-etike”.
Sipas një raporti nga BBC, 31-vjeçari ganez është një nga 46 lojtarët që janë gjetur të kenë shkelur rregullat arabe të stilit të papërshtatshëm të flokëve.
Gjyqtarët e Ligës janë të ngarkuar për të vendosur nëse stili i flokëve të një lojtari nuk është në përputhje me udhëzimet e UAEFA, përcjell Telegrafi.
Kështu, gjyqtarët kanë vendosur se sulmuesi i njohur ganez, Gyan, ka një një stil të flokëve jo-etik dhe kanë vendosur ta dënojnë, shkaku i paraqitjeve të tij me Ganën në Kupën e Kombeve të Afrikë.
Gyan aktualisht është i huazuar në skuadrën arabe, Al Ahbi, të cilët janë me bazë në Dubai, ndërsa më parë për stil të papërshtatshëm të flokëve është dënuar edhe portieri i Arabisë Saudite, Waleed Abdullah, të cilin e udhëzuan t’i shkurtoj flokët. /Telegrafi/
https://twitter.com/ahdaafme/status/831556594617966594