Site icon Telegrafi

Emini: Izraeli me gjithë ato probleme na njohu, çka e pengon tash Spanjën ta merr vendimin për njohje

Në “Debat Plus” është diskutuar për lidhjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit.

Hulumtuesja Donika Emini thotë se ky akt që ndodhi sot tregon se ajo që është nënshkruar në Uashington nuk do të zhbëhet.

“Kjo njohje e ndryshon tepër situatën për Kosovën sa u përket njohjeve. Njohja e fundit ishte nga Barbadosi e që nuk mund të krahasohet me këtë që bëri sot Izraeli…Nëse Izraeli e ka njohur Kosovën me problemet që ka me Palestinën, çka e pengon Spanjën ta njeh Kosovën për shkak të problemeve shumë më minore me Kataloninë”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Ajo thotë se Izraeli i ka dhënë Kosovës një mjet për të negociuar me BE-në.

“Pse pesë vendet mos njohëse të BE-së nuk lëvizin kur Izraeli me gjithë ato probleme ka lëvizur”.

Hulumtuesja thotë se është shumë e rëndësishme të shihet sa sa do ta shfrytëzojnë këtë rast institucionet e Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version