Site icon Telegrafi

Emini: Grenell nuk është politikan konvencional, por mesazhi i tij të mos anashkalohet nga Kurti

Analistja Donika Emini ka komentuar reagimin e Grenellit ndaj kryetarit të LVV-së, Albin Kurti.

Emini në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se reagimi i Grenellit ndaj Kurtit nuk është i pazakonshëm.

“Nuk janë vetëm politikanët e Kosovës që iu reagon Grenelli në këtë mënyrë. Ai iu ka reaguar ngjashëm edhe politikanëve evropian. Për ne sigurisht se nuk është e njëjtë për shkak të pozicionit tonë ndaj Amerikës”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Analistja thotë se sigurisht që reagimi i Grenellit nuk është gjë e mirë për Kosovën.

“Trump ka shumë gjasa që të rizgjidhet edhe për një mandat dhe kjo mund të jetë problematike për zotin Kurti”.

Emini megjithatë thotë se Kurti duhet të ndryshojë në raport me Amerikën.

Lexo po ashtu Grenell: Një gjë është e sigurt, Kurti është gjithmonë kundër SHBA-së

“Grenell nuk është një politikan konvencional. Nuk duhet që mesazhi i tij të anashkalohet komplet. Kjo lidhet me thirrjen për të ndryshuar qasja nga ana e zotit Kurti. Kurti kështu ka bërë edhe me BE-në pasi sot e pashë që ka shkuar në Gjermani dhe po takohet me zyrtarë të ndryshëm që kanë impakt në BE. Kurti kështu duhet të veprojë edhe me Amerikën pasi bota nuk është ajo e vitit 1998 dhe duhet të mësohemi të navigojmë në terrene të ndryshme”, tha ndër të tjera Donika Emini./Telegrafi/

Exit mobile version