Telegrafi

Emini: Formimi i ushtrisë të bëhet me ndryshime kushtetuese

Donika Emini nga Qendra kosovare për studime të sigurisë (QKSS) ka thënë se ligji për transformimin e FSK-së akoma ekziston por do të ishte më e favorshme që ushtria të formohet përmes ndryshimeve kushtetuese.

Këto deklarime Emini i dha në emisionin Ora e Fundit, derisa shtoi se një veprim i tillë është edhe më i rekomandueshëm nga ndërkombëtarët dhe udhëheqësit e NATO-s, transmeton Klan Kosova.

“Statusi i asociacionit duhet të shkruhet. Në këtë periudhë kur u mbajtën fushata dhe zgjedhjet, nuk harrohet çështja e transformimit të FSK-së”.

“Edhe nëse transformohet në Kushtetutë ata nuk kanë ndonjë ofertë për Kosovën”.

“Dialogu gjithëpërfshirës duhet të bëhet, ndoshta për gjashtë muajsh, që të shihet se çfarë vërejtjesh kanë ata politike. Ende është ligji, por është e preferueshme transformimi përmes kushtetueses”.