Telegrafi

Eminem me performancë fantastike në ndërtesën më të lartë në SHBA

Eminem u rikthye më fuqishëm se kurrë me albumin që e nxori në shitje në muajin gusht, “Kamikaze”.

Reperi ka pasur një shfaqje fantastike ndërtesën më të lartë në SHBA, e njohur si Empire State Building.

Ajo është një nga ndërtesat më të larta në New York dhe në Shtetet e Bashkuara në përgjithësi pasi arrin deri në 443 metra lartësi.

Ai ka performuar këngën “Venom” për të shënuar fillimin e javës së gjatë të Jimmy Kimmel Live në Brooklyn.

Performanca e reperit mori vëmendje të madhe edhe nga kalimtarët që u ndaluan për ta parë dhe për ta fotografuar.

Lexo po ashtu Rita Ora së shpejti në bashkëpunim me Eminem?

Ndryshe, Eminem është duke punuar fuqishëm në këngë të reja si dhe të mbajë një numër të madh të koncerteve anembanë globit.

Ndërsa kujtojmë se këngëtarja shqiptare, Rita Ora, nuk e ka përjashtuar muaj më parë mundësinë e bashkëpunimit me reperin 45-vjeçar. /Telegrafi/