Telegrafi

Eminem mohon se i bëri diss Drake në “Kamikaze”

Slim Shady duket se nuk ka asnjë problem me Drake.

Teksa ka sulmuar ashpër Machine Gun Kellyn, Joe Budden dhe Tyler the Creator në albumin befasues “Kamikaze”, Eminemi ka hedhur poshtë spekulimet se ai bëri një gjë të tillë me Drake.

Në pjesën e katërt të intervitës së tij ai përgjigjet për një prej vargjeve kontraverse që u mendua se i dedikohet Drake në klipin “Fall”.

Shumë njerëz e kanë parë këtë si një sulm për Drake duke ju referuar albumit të vitit 2016. Eminemi thotë se s’ka probleme me reperin, me të cilin bashkëpunoi në vitin 2009 për hitin e madh “Forever”.

“Drake gjithnjë do të jetë në mendimet e mia të mira sepse ai bëri një gjë për një prej vajzave të mia që kurrë nuk do ta harroj”.

“Ai gjithmonë do të jetë në mirëkuptimin tim për këtë. Dhe mua më pëlqen Drake”, u shpreh Eminemi në këtë intervistë.

Reperi konfirmoi se vazhdon të ketë konflikt me Grammy Awards për politikat kontroverse. /Telegrafi/