Telegrafi

Eminca Cunmulaj impresionohet nga performanca ‘live’ e Anxhelina Hadërgjonajt (Foto/Video)

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj është rikthyer në SHBA, pas një qëndrimi një mujor tek familja e saj në Malin e Zi.

Me të shkuar atje, Cunmulaj ka filluar të merret me aktivitetet e përditshme, ku primare për të është vajza e saj e vogël, Ella Faria.

Lexo po ashtu Emina Cunmulaj besnike e rrënjëve të saj, shfaqet vezulluese në veshje kombëtare (Foto)

Nuk ndodh rrallë që shqiptarët e famshëm të takohen mes vete në Amerikë, dhe një gjë e tillë i ka ndodhur së fundmi modeles shqiptare.

Ajo gjatë një eventi në natën e mbrëmshme ka pasur rastin të takojë Anxhelina Hadërgjonajn, vajzën e këngëtares Albërie Hadërgjonaj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Anxhelina, e cila tash e disa vite e ka përqendruar karrierën e saj në SHBA, ka interpretuar në eventin e mbrëmshëm ‘live’ disa këngë të njohura.

Emina duket të ketë ngelur e mahnitur nga interpretimi i saj, përderisa ka vendosur të ndajë me fansat në InstaStory, disa imazhe nga interpretimi i Anxhelinës.

Emina Cunmulaj, e mahnitur nga performanca e Anxhelinës. Foto nga InstaStory

“Shqiptare e bukur, brenda dhe jashtë, zë i mrekullueshëm, @albëriehadergjonaj, vajza jote” (sic.), shkruan Emina në videon e publikuar në InstaStory, e impresionuar gjatë kohës që Anxhelina po performonte “My All” të Mariah Carey. /Telegrafi/