Telegrafi

Emina shtatzënë pozon sërish me bikini, vë në pah barkun e fryrë

(Foto: Getty Images)

Emina Çunmulaj është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së dytë me biznesmenin Sam Nazarian.

Gjatë gjithë shtatzënisë, modelja e famshme shqiptare ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale.

Në profilin e saj në Instagram, ku numëron  mbi 183 mijë ndjekës, ajo shpesh ka publikuar fotografi për të vënë në pah ndryshimet në format e saja trupore.

Një imazh të tillë, Emina e ka publikuar edhe të shtunën, ku shfaqet e veshur me bikini pranë pishinës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Emina Çunmulaj

Fokusi kryesor është te barku i fryrë i modeles, e cila me krenari  vë në plan të parë duke e prekur.

Këto ditë, Çunmulaj i ka publikuar edhe disa fotografi të tjera, në të cilat ka pozuar në plazh, e veshur me bikini.

Pjesë e fotografive është edhe vajza e saj, Ella Faria. /Telegrafi/