Emina Çunmulaj është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së dytë me biznesmenin Sam Nazarian.
Gjatë gjithë shtatzënisë, modelja e famshme shqiptare ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 183 mijë ndjekës, ajo shpesh ka publikuar fotografi për të vënë në pah ndryshimet në format e saja trupore.
Një imazh të tillë, Emina e ka publikuar edhe të shtunën, ku shfaqet e veshur me bikini pranë pishinës.
Fokusi kryesor është te barku i fryrë i modeles, e cila me krenari vë në plan të parë duke e prekur.
Këto ditë, Çunmulaj i ka publikuar edhe disa fotografi të tjera, në të cilat ka pozuar në plazh, e veshur me bikini.
Pjesë e fotografive është edhe vajza e saj, Ella Faria. /Telegrafi/