Emina Cunmulaj gjatë javëve të kaluara ka qëndruar në shtetin e Kosovës, ku ka marrë pjesë në një konferencë rreth iniciativave të saj bamirëse të cilat i ndërmerr tash e sa kohë për familjet e varfra të Shqipërisë.
Ajo është një nga ata personazhe që nuk nguron asnjëherë të tregojë jetën e saj në rrjetet sociale.
Pa asnjë kompleks modelja ndan shpesh me ndjekësit në Instagram momente nga jeta e saj e përditshme.
Zeshkania së fundi po qëndron për pushime në plazhet fantastike të Monacos së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat, Ellan dhe Mian.
“Jeta reale dhe ajo e Instagram-it”, shkruan Emina në një imazh të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Në pjesën e parë të fotos ajo tregon se si vajzat e saj luajnë me trëndafilat dhe Eminës i duhet të kujdeset për to. Ndërsa në pjesën e dytë ajo tregon jetën ‘perfekte’ të Instagramit, një vajzë të ëmbël që zgjohet në mesin e trëndafilave.
Ndryshe, Emina tash e sa kohë është shkëputur prej botës së modës duke u përqendruar në rritjen e dy vajzave. /Telegrafi/