Bukuroshja Emina Çunmulaj, ka udhëtuar së fundmi drejt Kosovës, së bashku me organizatorët e kampanjës “Fundjavë Ndryshe”.
Në konferencën e mbajtur në “Hotel Emerald”, Emina ka folur rreth iniciativave të saj bamirëse të cilat i ndërmerr tash e sa kohë për familjet e varfra të Shqipërisë.
Ajo thotë se dëshira për t’u marrë me filantropi vjen nga bashkëshorti e saj, i cili rrjedh nga një familje filantrope.
Të pranishëm në konferencë ishin figura të shumta publike të vendit, ndër to edhe futbollisti i njohur, Lorik Cana. /Telegrafi/