Telegrafi

Emina Çunmulaj vazhdon me pushime në Turqi

Emina Çunmulaj dhe Sam Nazarian (Foto: Instagram/eminacunmulaj)

Është njëra nga modelet më të përfolura në showbizin shqiptar. Fjala është për Emina Çunmulajn, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja tërheq gjithnjë vëmendje me jetën luksoze që bën, gjersa po vazhdon t’i ndërrojë destinacionet luksoze të pushimeve.

Pas pushimeve që bëri në vendlindje në Mal të Zi, pastaj në rivierën franceze, bukuroshja së fundmi është duke shijuar edhe disa ditë të mira pushimi në Turqi.

E njëjta ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi atraktive me vajzat e saj, teksa uron Pavarësinë e Amerikës nga Turqia.

Lexo po ashtu Pas Malit të Zi, Emina Çunmulaj nis pushimet luksoze në Saint-Tropez

“Urime 4 korrikun, me dashuri nga Turqia”, shkruan mes të tjerash zeshkania.

Modelja shqiptare tash e disa vite është e martuar me afaristin izraelit, Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza. /Telegrafi/

Emina Çunmulaj (Foto: Instagram/eminacunmulaj)