Modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj, asnjëherë nuk i harron rrënjët e saja, ndërsa shpesh publikon këngë shqipe në rrjetet sociale.
Këtë herë, ajo ka ardhur me një vallëzim nën ritmet e këngës së Nikollë Nikprelajt që ia ka kushtuar pikërisht asaj.
Bukuroshja shqiptare është e veshur me bikini, mbi të cilat ka një fustan të tejdukshëm dhe duket mjaft e këndshme në vallëzimin e saj.
“Hajde moj hyrie …. Opa. Nga Nikollë Nikprelaj. Kështu është kur më i forti i muzikës malësore të përmend në këngë”.
“(Burri im e lëshoi këtë këngë për mua dhe natyrisht se mu desh të vallëzoja)”.
“Kjo këngë është nga një këngëtar i famshëm shqiptar dhe ai e ka shkruar këtë këngë për mua, një nder i madh. Faleminderit Nikollë Nikprelaj”, ka shkruar bukuroshja në postimin e saj. /Telegrafi/