Telegrafi

Emina Çunmulaj takohet me Dua Lipën në ishujt Bahamas

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, po shijon disa ditë të mira pushimi në ishujt Bahamas me familjarët e saj.

Në po të njëjtin vend tropikal ndodhet edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Kjo e fundit, ka pasur rastin që të takohet me patrioten e saj, Dua Lipa, dhe ka shkëmbyer një fotografi me gjithë familjen e saj.

Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory

Të njëjtin imazh, Çunmulaj e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në InstaStory.

Lexo po ashtu Dua Lipa i shijon ditët e fundit të 2018-s me familjen në plazhet tropikale

Më pas, ajo ka hedhur edhe një video ku shihen bashkë dy familjet duke kaluar çaste të ëmbla së bashku.

Ky vit ka qenë mjaft i veçantë për Eminen, pasi gjatë 2018-s ajo u bë nënë për herë të dytë.

Fundin e këtij viti, ajo duket se ka vendosur ta shijojë në plazhet tropikale bashkë me më të dashurit e saj. /Telegrafi/