Telegrafi

Emina Çunmulaj publikon video nga procesi i testit për COVID-19, thotë se ka dalë negativ

(Foto: Instagram/Screenshot/eminacunmulaj)

Modelja e famshme shqiptare, Emina Çunmulaj,ka treguar se i është nënshtruar dy herë testit për coronavirus.

Përmes videove të publikuara në InstaStory, ajo ka treguar të gjithë procedurën e realizmit të testit.

Natyrisht, duke u ndihmuar nga një profesionist, 35-vjeçarja shfaqet duke u testuar, ndërkohë që tregon për ndjesinë.

“A jeni testuar për COVID-19?”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e videos, në të cilën shfaqet duke dhënë mostrën përmes tamponit në hundë.

“Kjo ishte hera e dytë dhe duket sikur sytë do të dalin jashtë nga kërdhokulla… Dola negative”, është mbishkrimi i videos së dytë. /Telegrafi/