Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tash e një kohë është shumë pak aktive në fushën e saj.
Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Gjithnjë ka treguar se ka një jetë të lumtur, dhe nuk ka hezituar për asnjë moment të shfaq në rrjetet sociale vajzën e saj të vogël ose bashkë shortin.
Të njëjtën gjë, modelja e ka bërë edhe në fotografitë e fundit në InstaStory, ku ka ndarë me fansat një moment mjaft intim.
Ajo ka publikuar fotografi nga shtrati, ku ka prezantuar edhe të dashurin e saj amerikan.
Emina ka një jetë vërtet të lumtur, dhe këtë e vërteton edhe buzëqeshja e vazhdueshme në fytyrën e saj. /Telegrafi/