Telegrafi

Emina Çunmulaj pozon duke mbledhur pjepra në serrë: Nuk ka asnjë vend si shtëpia

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka treguar gjithmonë se është shumë e lidhur me vendlindjen e saj.

Ajo e ka bërë shumë herë me dije se nuk ka komplekse, dhe se publikon në rrjetet sociale imazhe të çfarëdoshme nga përditshmëria.

Kohëve të fundit, ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi bashkë me familjen në vendlindjen e saj, në Mal të Zi.

Emina ka publikuar së fundmi në fundmi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqet në një serrë me pjepra në Tuz, teksa po mbledh disa prej tyre.

“Asnjë vend si shtëpia. Pavarësisht se ku shkoj, sa shoh dhe sa mësoj, shtëpia ime është gjithmonë aty ku është zemra ime”, ka shkruar Çunmulaj në mbishkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për thjeshtësinë dhe çiltërsinë e saj. /Telegrafi/