Telegrafi

Emina Çunmulaj pozon me bikini nga pushimet

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është njëra ndër shqiptaret më aktive në rrjetet sociale.

Ajo numëron me mijëra ndjekës në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, modelja e cila prej vitesh jeton në ShBA, ka treguar se ka vendosur së fundmi t’i japë vetes disa të mira pushimi.

Çunmulaj ka ndarë me ndjekësit disa fotografi ku shfaqet në pishinë, teksa vë në pah linjat e saj trupore.

E veshur në bikini, modelja vazhdoi t’ua vërtetojë fansave të saj se është ende në top formë.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj nuk kanë munguar, shumica prej të cilave kanë qenë komplimente për fizikun.

Emina është nënë e dy vajzave, dhe pavarësisht kësaj, ajo ka një trup të lakmueshëm nga çdo femër. /Telegrafi/