Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është shumë e ndjekur nga fansat e saj në rrjetet sociale.
Shpesh ajo ndan me ta fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe mesazhet motivuese për ndjekësit e saj.
Një të tillë, Emina e ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, teksa ka publikuar një ‘selfie’ ku shihet plot freski dhe mjaft e buzëqeshur.
Në përshkrimin e fotografisë, ajo inkurajon ndjekësit që duhet të përdorin buzëqeshjen për të ndryshuar botën, dhe jo të ndodhi anasjelltas.
“Përdore buzëqeshjen për të ndryshuar botën, mos lejo botën të ndryshojë buzëqeshjen tënde”, kanë qenë fjalët e modeles Çunmulaj në Instagram.
Emina përndryshe jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me burrin dhe dy fëmijët e saj. /Telegrafi/