Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, jo pak herë bëhet temë e mediave rozë.
Kjo për faktin se jeta e saj është mjaft e ekspozuar në rrjetet sociale, në të cilat ajo është shumë aktive.
Bashkëshorti i saj izraelit, Sam Nazarian, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e tij.
Me këtë rast, bukuroshja shqiptare është kujdesur që t’i bëjë një befasi vërtet të këndshme atij.
Emina është kujdesur që për këtë datë të organizojë një udhëtim jashtë vendit, ku çifti do të festojnë së bashku ditëlindjen e Samit.
Përmes imazheve të hedhura në InstaStory, Çunmulaj ka treguar për momentin kur e ka befasuar burrin e saj me këtë dhuratë.
Ajo është treguar mjaft kreative edhe në dekorimin e ambientit dhe mënyrën e urimit të ditëlindjes. /Telegrafi/