Telegrafi

Emina Cunmulaj ngrit flamurin shqiptar në mes të ishujve grek: Jam shqiptare, e bija e shqiptarit (Foto)

Modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka zbarkuar sot me jahtin e saj në ishujt e Greqisë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj janë duke shijuar një udhëtim të bukur veror në të gjithë Ballkanin, ndërsa Greqia duket të ketë qenë dstinacioni i tyre i radhës.

Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, Emina ka publikuar një fotografi ku shfaqet në jahtin e saj, pranë ishullit Navagio.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Ajo në dorë mbante flamurin shqiptar, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë me krenari shkruante: “Jam Shqiptare , bija e Shqiptarit”.

Bukuroshja Cunmulaj, është me prejardhje nga Mali i Zi, dhe ka qenë gjithnjë krenare me prejardhjen e saj. /Telegrafi/