Emina Cunmulaj së fundmi është duke qëndruar për disa ditë pushimi te familja e saj në Mal të Zi.
Modelja shqiptare, e cila shquhet për elegancën dhe format trupore vazhdon ta mbajë në top formë veten e saj.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa fotografi, në të cilat shfaq trupin e saj joshës me bikini.
Në fotografinë e fundit, ajo shfaqet pranë bashkëshortit të saj në një fotografi “të nxehtë” pranë pishinës.
Përndryshe, çifti kanë vite të martuar dhe së bashku kanë një vajzë të quajtur Ella. /Telegrafi/