Site icon Telegrafi

Emina Çunmulaj kthehet në Mal të Zi, zgjohet herët për t’i shijuar ditët në vendlindje

Foto: Emina Çunmulaj/Instagram

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në Amerikë, Emina Çunmulaj, duket se së fundmi është kthyer për disa ditë në vendlindje

Ajo ndodhet në Malësinë e Madhe, vend ky në të cilin është lindur dhe rritur modelja.

Emina ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilave ka treguar momentet e këndshme që po kalon në Mal të Zi.

Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory

Ajo tregoi se është zgjuar herë vetëm për qejf, ndoshta edhe me dëshirën e madhe për të shijuar sa më shumë të jetë e mundur ditët në vendlindje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Dikush zgjuar për syfyr, dikush zgjuar për fëmijë, dikush zgjuar prej halleve e dikush zgjuar për pikë të qejfit”, ka shkruar Çunmulaj në InstaStory.

Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory

Ajo përndryshe është nënë e dy vajzave, dhe është e martuar me miliarderin iranian, Sam Nazarin.

Emina është shpërngulur prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/

Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory

 

Foto: Emina Çunmulaj/InstaStory
Exit mobile version