Dy vite më parë, bukuroshja shqiptare, Emina Çunmulaj, u martua me biznesmenin iraniano-amerikan, Sam Nazarian.
Dhe këto ditë, modelja është duke festuar me bashkëshortin, ndërsa për fansat e saj në rrjetet sociale, i ka rikujtuar disa momente nga martesa.
“Para dy vitesh ishim duke kënduar dhe vallëzuar me ‘Gypsy Kings’… Kujtime të mrekullueshme me dikë që më bën të ndihem si mbretëreshë çdo ditë”, ka shkruar në përshkrimin e njërës prej fotografive.
“Gjithmonë do të ec krah teje”, shkruan në përshkrimin e një fotografie tjetër.
Emina dhe Nazarian janë prindër të një vajze. /Telegrafi/