Telegrafi

Emina Çunmulaj ekspozon barkun në paraqitjet me bikini, ka një mesazh për djalin që pret t’i vijë së shpejti në jetë

Foto Emina Çunmulaj/Instagram

Bukuroshja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Sam Nazarian, do të bekohen me një djalë, i cili pritet të vijë në jetë gjatë muajve në vazhdim.

Emina e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, shpesh ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, modelja ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, Çunmulaj ka pozuar në një palë bikini njëpjesëshe në ngjyrën rozë, ndërsa ka ekspozuar barku ne rrumbullakosur.

Ajo mban duart te pjesa e barkut, duke theksuar kështu se dëshira për ta sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë bëhet gjithmonë e më e padurueshme.

“Kemi edhe disa javë më të voglin tim, vetëm unë dhe ti. Dhe pastaj, mirë bëhuni gati sepse këtu ka një botë të madhe që të pret dhe në të ka shumë njerëz që të duan aq shumë duke të pritur por edhe shumë gjëra që mamaja do të t’i mësojë se si të rriteni për t’u bërë një zotëri dhe një njeri i mirëfilltë i sinqertë”, ka shkruar modelja shqiptare nga Mali i Zi, në mbishkrimin e fotografisë.

Emina përndryshe jeton me bashkëshortin dhe fëmijët e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/