Modelja e njohur shqiptare, që prej vitesh karrierën e ka të përqendruar në SHBA, është mjaft e ndjekur nga publiku në rrjetet sociale.
Ajo është thuajse çdo ditë aktive në llogarinë personale në Instagram, dhe ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Ndonëse jeton larg, ajo është shumë e lidhur me rrënjët e vendit të saj, posaçërisht me kulturën dhe traditat.
Këtë gjë, ajo e ka vërtetuar edhe nga fotografitë e fundit të publikuara në Instagram, ku shfaqet e veshur me veshje kombëtare.
Ajo dukej vezulluese në dallomën e qëndisur me ari, ndërsa pozonte plot buzëqeshje para pasqyrës. /Telegrafi/