Modelja e njohur shqiptare, e cila prej vitesh jeton në ShBA, së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë.
Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, Çunmulaj ka publikuar një fotografi shumë të veçantë, ku shfaqet bashkë me vajzën e saj të vogël, Ella Farian, teksa pozojnë në pishinë.
E veshur me bikini, modelja e njohur ka vënë tërësisht në pah barkun e saj të rrumbullakosur.
E njëjta ka marrë komplimente dhe urime të shumta nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/