Telegrafi

Emin Hoxhaj emërohet Drejtor i Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Emin Hoxhajn, Drejtor të Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hoxhaj ka qenë pjesë e Policisë së Kosovës nga viti 2001, duke shërbyer në kapacitete të ndryshme, përfshirë si Shef i Njësisë së Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe tash së fundmi si Shef i Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme në Gjakovë.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se ai ka përfunduar studimet në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës. /Telegrafi/