Telegrafi

Emily Ratajkowski vendos barkun e rrumbullakosur në qendër të vëmendjes me zgjedhjet e modës

Emily Ratajkowski është në pritje të fëmijës së parë me burrin e saj Sebastian Bear-McClard.

Modelja po tregon barkun e rrumbullakosur në të gjitha llojet e mënyrave me stil seksi, duke dëshmuar se edhe të qenit shtatzënë nuk do ta ndalojë atë të ndjek trendet.

Në daljen e parë publike ajo u shfaq me një fustan të zi që theksonte dukshëm barkun e saj.

Lexo po ashtu Emily Ratajkowski vazhdon të inspirojë me veshjet e shtatzënisë

Ratajkowski vazhdoi të ndaj barkun e rrumbullakosur me ndjekësit e saj në veshje të ndryshme, së fundmi edhe në rroba banja.

Më poshtë gjeni zgjedhjet e saj të modës më të bukura si shtatzënë, të cilat mund t’i përdorni si inspirim:

Foto: GettyImages

/Telegrafi/