Emily Ratajkowski dukej e mahnitshme teksa ecte nëpër qytetin e New Yorkut të mërkurën mbrëma.
Modelja e famshme mori vëmendje me një fund të verdhë të gjatë dhe një këmishë kafe, të tejdukshme, që i shfaqte sytjenat.
Ajo përfundoi pamjen e vjeshtës me një palë çizme ngjyrë krem me takë ngjyrë kafe.
Në veshët e saj u panë vath në formë rrathësh me dy nuanca: e zezë dhe ari, kur era ia largoi flokët e gjata, të drejta dhe brune.
Fytyra e Emilys ishte e grimuar bukur për të theksuar sytë e mëdhenj kafe, mollëzat e larta dhe buzët e shëndosha.
Ndërsa mbante një çantë lëkure të verdhë mbi supe, Emily dukej e qetë me një buzëqeshje, ndërsa ecte e vetme nëpër qytetin që nuk fle kurrë. /Telegrafi/