Sezoni i dasmave ka filluar në të gjithë botën.
Ari Emanuel – CEO i “IMG Models” i tha “Po” stilistes së modës Sarah Staudinger në një ceremoni marramendëse të mbushur me yje në Saint-Tropez të shtunën.
Në mesin e yjeve pjesëmarrëse u pa edhe një nga modelet më të famshme në botë, Emily Ratajkowski.
Emily u pa e veshur me një fustan të kaltër, të detajuar me prerjet që tashmë me një shikim na kujtojnë menjëherë krijimet e shqiptares Nensi Dojaka.
I prerë në pjesën e sipërme, duke i shtuar bukurin me detajin e një zemre rozë në mes të gjoksit dhe stomakut, modelja dukej thjesht e mahnitshme.
Dizajni i veçantë vazhdoi edhe në pjesën e shpinës, ndërsa fustani kishte si detaj edhe një të çarë në këmbën e majtë.
Ylli e kompletoi fustanin e Dojakës me një çantë të zezë dhe sandale të kaltra me rripa. /Telegrafi/