Emily Ratajkowski ka bërë shaka për “burrat e shëmtuar” pas shkurorëzimit nga ish-bashkëshorti Sebastian Bear-McClard.
Modelja iu bashkua një trendi të popullarizuar në TikTok të nisur nga përdoruesja Pierina.
“Kur ai mendon se është një 10 sepse të ka bërë për vete, ndërsa ty thjesht të pëlqejnë meshkujt e shëmtuar”, është mbishkrimi i videos që e ka postuar modelja, në të cilën shfaqet me bikini të kuqe duke kënduar vargun: “Si mund ta them këtë në mënyrë shoqërore…” të këngës “Pump 101”.
@emrata
“Emily, kjo është sjellje hyjnore e ndarjes”; “Ky trend është bërë pikërisht për ty”; “Nuk ka problem, zemër, të gjithë kemi pyetur veten se si të ka bërë për vete” – janë komentet e ndjekësve të saj nën videon që numëron afro pesë milionë shikime.
31-vjeçarja u martua me Bear-McClard në New York në vitin 2018 pas vetëm dy javësh lidhjeje. Në mars të vitit 2021, tashmë ish-çifti u bënë me një djalë.
Page Six raportoi në korrik të këtij viti për ndarjen e tyre pas thashethemeve për tradhti dhe pastaj gjithçka u zyrtarizua edhe me shkurorëzim.
Ndërsa pas divorcit nga i shoqi, mediat amerikane nisën ta lidhnin Ratajkowskin me hamshorin hollivudian, Brad Pitt. /Telegrafi/