Telegrafi

Emilija Rexhepi konsultohet me Kurtin, pas kësaj ia shkel syrin njërit prej ministrave

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 18-të ku ka prezantuar punën gjatë 100 ditëshit të qeverisjes.

Gjatë kësaj mbledhje zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi u pa të konsultohej me kryeministrin Albin Kurti për diçka, shkruan Telegrafi.

Ajo çfarë ra në sy ishte se Rexhepi fillimisht shkruan diçka në letër pastaj ia ofron Kurtit që ta lexoj.

Kryeministri pas leximit të asaj se çfarë i shkruajti Rexhepi i pohon me kokë se është në rregull.

Pas kësaj zëvendëskryeministrja shihet tek bënë me sy në drejtim të njërit nga ministrat që gjendeshin në krahun e majtë, mirëpo nuk dihet se kujt.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj me zv.kryeministren Rexhepi për të kuptuar se për çfarë u konsultua me Kurtin, mirëpo e njëjta deri më tani nuk është përgjigjur. /Telegrafi/