Aktorja e njohur e serisë “Game of Thrones” nuk ka frikë që të zhvishet dhe të luajë ndonjë skenë seksi.
Megjithatë, skenat e seksit në filmin e popullarizuar “50 Shades of Grey”, për të kanë qenë të tepërta, transmeton Koha.net.
Aktorja tërheqëse ka marrë ofertën që të luajë në rolin kryesor, por ajo nuk e pranoi.
“Me të vërtetë kam pasur dëshirë të punoj me regjisoren Sam Taylor-Johnson, sepse është e mrekullueshme. Por në këtë film ka shumë përmbajtje me skena të zhveshjes dhe seksi”, ka thënë Emilia.